⚖️Ndihma ligjore›
Avokatët · falas
Lagjja Nr. 2, Rr. Sulejman Kadiu, përballë Sekretarisë së Gjykatës, Dhoma Penale
Avokatin e zgjidhni ju ose familja juaj. Ai/ajo mund t'ju vendosë në kontakt edhe me avokatë të tjerë.
Çdo avokat tjetër i gatshëm është i mirëpritur t'i bashkohet nismës!
Këshilla ligjore · nëse të ndalojnë
- Nëse ju ndalojnë persona me rroba civile pa shenja identifikimi, kërkoni dokumentin që vërteton se janë punonjës të Policisë së Shtetit.
- Kërkoni gjithmonë arsyen e ndalimit dhe provat për veprimet tuaja. Mos e shoqëroni me asnjë koment shpjegues.
- Mos jepni deklarime pa praninë e avokatit. Kërkoni ta kontaktoni menjëherë: prania e avokatit është e drejtë themelore.
- Mos e jepni kodin e telefonit, edhe nëse kërkohet me insistim.
- Kërkoni të njiheni me letrën e të drejtave dhe ta mbani gjithmonë me vete.
- Mos flisni për çështjen tuaj me askënd në të njëjtin ambient, edhe nëse e njihni: biseda mund të regjistrohet.
- Nëse ju dhunojnë gjatë ose pas arrestimit, kërkoni menjëherë të bëni kallëzim penal në AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore).
- Nëse keni dëmtime, kërkoni trajtim mjekësor, foto të dëmtimeve dhe urdhër për t'u paraqitur në Mjekësinë Ligjore.
Av. Arlind Hoxha
Ndaloheni gjatë protestës?
- Kërkoni identifikim. Nëse punonjësit janë me rroba civile, kërkoni t'ju tregojnë dokumentin e identifikimit.
- Kërkoni avokatin. Kërkoni të flisni me avokatin para pyetjes. Keni të drejtë të mos bëni deklarime.
- Kujdes me telefonin dhe bisedat. Për kodin e telefonit, këshillohuni më parë me avokatin. Mos diskutoni çështjen me persona të tjerë në ambientin e ndalimit.
- Nëse dëmtoheni, kërkoni kujdes mjekësor dhe dokumentimin e dëmtimeve. Mund të paraqisni ankesë pranë AMP-së.
Av. Emanuel Lumçi
Avokatët këshillojnë · nëse arrestoheni
- Mos thoni asgjë përveç: "Quhem … dhe dua të kryej telefonatën time që më takon sipas ligjit."
- Merrni në telefon familjarët tuaj dhe gjeni avokat.
- Mos firmosni asgjë pa praninë e avokatit tuaj.
- Mos jepni asnjë deklaratë pa praninë e avokatit tuaj.
- Mbani mend orën kur jeni arrestuar dhe orën kur keni ardhur në komisariat.
- Mund t'ju bëhet presion, t'ju kërkohet të firmosni deklarata ose të hapni telefonin. Mos bini pre e asnjë presioni.