Projekte Publike / Anashkalim Procedurash
Pronë publike, procedurë e anashkaluar
Lista e projekteve publike ku procedurat e prokurimit publik (Ligji 9643/2006) janë anashkaluar përmes mekanizmash të ndryshëm: kompani private të krijuara enëas, ndryshim i klientit nga institucioni publik tek fonde private, ose komisionim direkt nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Pjesën dërmuese e zhvillojnë studio të huaja, pa pjesëmarrje vendimmarrëse të arkitektëve shqiptarë. Vlerat janë ato të deklaruara publikisht; shumë projekte nuk kanë vlerë të zbuluar fare.
Veliera
Durrës · Shesh publik
Projekti nisi përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor. Tenderi iu dha kompanive Everest dhe Fusha pasi gjashtë konkurrentë të tjerë u skualifikuan. Ndërhyrje në zonë të mbrojtur arkeologjike ku VKM nr.237/2011 lejon vetëm ndërtime të lehta deri 3 metra.
Burimi / exit.alTeatri Kombëtar
Tiranë · Objekt publik kulturor
BIG nënshkroi marrëveshje moszbulimi (NDA) me Bashkinë e Tiranës. Konkursi u mbajt në fshehtësi të plotë, pa njoftim publik. Ligji special që mundësoi faljen e truallit u tërhoq pas protestave, por nuk ndaloi prishjen e teatrit.
Burimi / exit.alArena Kombëtare (Stadiumi)
Tiranë · Pronë publike sportive
Për të shmangur tenderimin publik të stadiumit, i cili është pronë publike, qeveria krijoi një kompani private. Kjo kompani ishte e lirë të kontraktonte këdo, pa asnjë procedurë apo detyrim publik. Casamonti u emërua “arkitekti i preferuar i Kryeministrit”.
Burimi / exit.alPiramida e Tiranës
Tiranë · Monument, qendër publike
MVRDV mori projektin pa konkurs publik. Për të shmangur detyrimin e garës publike, klienti u ndryshua nga Bashkia Tiranë tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një fond privat që nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik, duke hequr çdo referencë në kosto. Piramidës iu hoq më parë statusi “monument kulture”.
Burimi / exit.alPallati i Sportit “Asllan Rusi”
Tiranë · Pronë publike sportive
Pallati i ndërtuar në 1962 do të prishet për të lanë vendin një kompleksi 20-katësh me funksione tregtare dhe kullë banimi (26,500 m² ndërtim “i përzier”). Prona publike kalon tek KISH, e cila gjen ndërtuesin privat në këmbim të tokës falas. I njejti model si tek stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Qemal Stafa”.
Burimi / citizens.alKopshti “Eden” (Parku Eden)
Tiranë · Oborri i Kryeministrisë
Chris Precht deklaron në “The Albanian Files” se u kontaktua në Instagram nga vetë Edi Rama. Kontrata e ndërtimit (4.7 milionë euro nga taksat) u lidh me Fusha shpk, por nuk ka asnjë gjurmë në thesarin e shtetit se kush ka paguar për projektimin (dizajnin) e studios Precht. Dokumentat e tenderit nuk specifikojnë si paguhet studio; Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjeve, duke ia kaluar çdo kërkesë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Burimi / standard.al