Projekte Publike

Projekte Publike / Anashkalim Procedurash

Pronë publike, procedurë e anashkaluar

Lista e projekteve publike ku procedurat e prokurimit publik (Ligji 9643/2006) janë anashkaluar përmes mekanizmash të ndryshëm: kompani private të krijuara enëas, ndryshim i klientit nga institucioni publik tek fonde private, ose komisionim direkt nga Korporata e Investimeve Shqiptare. Pjesën dërmuese e zhvillojnë studio të huaja, pa pjesëmarrje vendimmarrëse të arkitektëve shqiptarë. Vlerat janë ato të deklaruara publikisht; shumë projekte nuk kanë vlerë të zbuluar fare.


Veliera

Durrës · Shesh publik

Arkitekti
Archea Associati (Itali) · Marco Casamonti
Zbatuesi
Everest shpk + Fusha shpk
Vlera
4.7 deri 8.5 milionë euro (e dyfishuar)
Viti
2016 e në vazhdim

Projekti nisi përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor. Tenderi iu dha kompanive Everest dhe Fusha pasi gjashtë konkurrentë të tjerë u skualifikuan. Ndërhyrje në zonë të mbrojtur arkeologjike ku VKM nr.237/2011 lejon vetëm ndërtime të lehta deri 3 metra.

Burimi / exit.al

Teatri Kombëtar

Tiranë · Objekt publik kulturor

Arkitekti
Bjarke Ingels Group (BIG) (Danimarkë)
Zbatuesi
Fusha shpk
Vlera
E pazbuluar plotësisht
Viti
2018 (teatri u prish në 2020)

BIG nënshkroi marrëveshje moszbulimi (NDA) me Bashkinë e Tiranës. Konkursi u mbajt në fshehtësi të plotë, pa njoftim publik. Ligji special që mundësoi faljen e truallit u tërhoq pas protestave, por nuk ndaloi prishjen e teatrit.

Burimi / exit.al

Arena Kombëtare (Stadiumi)

Tiranë · Pronë publike sportive

Arkitekti
Archea Associati (Itali) · Marco Casamonti
Mekanizmi
Kompani private e krijuar enkas (FSHF)
Vlera
E pazbuluar / apartamente luksoze private
Viti
2016 e në vazhdim

Për të shmangur tenderimin publik të stadiumit, i cili është pronë publike, qeveria krijoi një kompani private. Kjo kompani ishte e lirë të kontraktonte këdo, pa asnjë procedurë apo detyrim publik. Casamonti u emërua “arkitekti i preferuar i Kryeministrit”.

Burimi / exit.al

Piramida e Tiranës

Tiranë · Monument, qendër publike

Arkitekti
MVRDV (Holandë) · Winy Maas
Mekanizmi
Klienti u kalua tek AADF (fond privat)
Vlera
rreth 12 milionë euro
Viti
2018 deri 2023

MVRDV mori projektin pa konkurs publik. Për të shmangur detyrimin e garës publike, klienti u ndryshua nga Bashkia Tiranë tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), një fond privat që nuk i nënshtrohet legjislacionit të prokurimit publik, duke hequr çdo referencë në kosto. Piramidës iu hoq më parë statusi “monument kulture”.

Burimi / exit.al

Pallati i Sportit “Asllan Rusi”

Tiranë · Pronë publike sportive

Arkitekti
MVRDV (Holandë) · Winy Maas
Mekanizmi
Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH)
Vlera
Tokë publike falas në këmbim të ndërtimit
Viti
2025 (fitues), prishje e planifikuar

Pallati i ndërtuar në 1962 do të prishet për të lanë vendin një kompleksi 20-katësh me funksione tregtare dhe kullë banimi (26,500 m² ndërtim “i përzier”). Prona publike kalon tek KISH, e cila gjen ndërtuesin privat në këmbim të tokës falas. I njejti model si tek stadiumet “Selman Stërmasi” dhe “Qemal Stafa”.

Burimi / citizens.al

Kopshti “Eden” (Parku Eden)

Tiranë · Oborri i Kryeministrisë

Arkitekti
Studio Precht (Austri) · Chris Precht
Zbatuesi
Fusha shpk · FSHZH si njësi zbatuese
Vlera
rreth 4.7 milionë euro (ndërtimi)
Viti
2023 deri 2024

Chris Precht deklaron në “The Albanian Files” se u kontaktua në Instagram nga vetë Edi Rama. Kontrata e ndërtimit (4.7 milionë euro nga taksat) u lidh me Fusha shpk, por nuk ka asnjë gjurmë në thesarin e shtetit se kush ka paguar për projektimin (dizajnin) e studios Precht. Dokumentat e tenderit nuk specifikojnë si paguhet studio; Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjeve, duke ia kaluar çdo kërkesë Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Burimi / standard.al