Nismat
Çfarë synojmë të ndërmarrim
Nismat tona ndahen në dy nivele: mbështetje e lëvizjes qytetare brenda Shqipërisë dhe vënia në dijeni e institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare. Të gjitha janë të ankoruara në dokumentim dhe synojnë të mbrojnë rolin e arkitektit dhe urbanistit shqiptar në tokën e tyre.
Niveli kombëtar / Shqipëri
Deklaratë publike në mbështetje të protestave kombëtare
Një deklaratë e përbashkët e grupimit, jopartiake, në mbështetje të protestave kombëtare që zhvillohen prej 31 majit 2026. Nënshkruar nga arkitektë dhe urbanistë me emër, mbiemër dhe shtetin ku jetojnë.
Mbështetje e deklaratës së akademikëve shqiptarë
Mbështetje publike e deklaratës së akademikëve shqiptarë në mbarë botën, duke bashkuar zërin profesional të arkitektëve me atë të komunitetit akademik.
Ftësë për profesionistët shqiptarë
Ftësë për të gjithë profesionistët shqiptarë të bashkohen dhe të mbështesin protestën kombëtare fizikisht në shesh, si edhe me nisma përkatëse si grupime dhe nisma ligjore.
Niveli evropian / ndërkombëtar
Letër Këshillit Evropian të Arkitektëve (ACE)
Letër drejtuar Këshillit Evropian të Arkitektëve (Architects’ Council of Europe), duke vënë në dijeni përjashtimin sistematik të arkitektëve shqiptarë dhe kërkuar një qëndrim profesional.
Letër organeve të Bashkimit Evropian
Letër drejtuar institucioneve të BE-së që mbikëqyrin procesin e anëtërësimit të Shqipërisë, duke ngritur shkeljet e prokurimit publik dhe papajtueshmërinë me standardet e anëtërësimit.
Letër Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK)
Letër drejtuar SPAK, duke kërkuar një hetim të zgjeruar mbi mekanizmin e komisionimit direkt dhe anashkalimin e procedurave të prokurimit publik në projekte të financuara nga taksat.
Nisma të tjera të koordinuara
Letër institucioneve publike të shteteve përkatëse të arkitektëve të përfshirë në projekte të dyshimta, si edhe nisma të tjera ligjore dhe profesionale të koordinuara së bashku.