Bashkohu
Bëhu pjesë e grupimit më të madh të arkitektëve dhe urbanistëve shqiptarë në mbarë botën.
Jemi duke krijuar bashkimin e sa më shumë arkitektëve dhe urbanistëve shqiptarë në botë për të reaguar mbi mënyrën si përcaktohen projektet arkitektonike në Shqipëri, ligjshmërinë e tyre, financimin, shkatërrimin e zonave të mbrojtura dhe rrënimin e pasurive natyrore dhe kulturore shqiptare. Që së paku duke nisur nga viti 2013 vërejmë që në emër të “zhvillimit” betonizohet çdo pasuri natyrore me potencial ekonomik dhe turistik.
Për më tepër, siç dokumentohet në “The Albanian Files” me fjalët e vetë studiove, gjendemi përpara një realiteti të paimagjinueshëm: një grup i ngushtë arkitektesh të huaj kontaktohet drejtpërdrejt nga zyra e Kryeministrit dhe merr projekte pa procedurë konkurruese. Nga 61 studio që kanë projektuar mbi 400 projekte në Shqipëri, asnjë studio nuk është shqiptare.
Për ne ky është një kolonializëm i profesionit të arkitektit shqiptar. Nëse je arkitekt ose urbanist shqiptar, brenda ose jashtë vendit, bashkohu me ne. Së bashku do të punojmë për të drejtat e arkitektëve shqiptarë në tokën e tyre.
Për t’u bashkuar
Ju lutem na ndihmoni që të identifikoheni mjaftueshëm, nëpërmjet profileve të besueshme në rrjete sociale, më mirë LinkedIn, ose dokumentacionit që ju e ndani.