Dosja

Arkitektet Shqiptarë

Dosja / Evidenca

Mekanizmi i anashkalimit

Burimet e mëposhtme dokumentojnë, me fjalët e vetë arkitektëve të huaj, si funksionon sistemi i komisionimit direkt nga Kryeministri. Çdo rast përmban citim ose dokument primar që tregon dorën e Edi Ramës në anashkalimin e çdo konkursi, çdo ligji prokurimi dhe çdo arkitekti shqiptar.


Exit.al / 3 Korrik 2018

Winy Maas zbulon planet e Ramës për kullën tjetër në qendër të Tiranës dhe hotelet në bregdet

“Edi më tha: dua të bëj diçka me historinë. Më tregoi zonën, në qendër, pranë sheshit të ri të ndërtuar nga belgët.”

Arkitekti holandez rrëfen publikisht, gjatë një leksioni para studentëve, se Rama i propozoi personalisht projektet pa asnje konkurs të hapur. Kulla në qendër të Tiranës, resort në Palasë, hotel mbi kanionin e Gjipes.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Exit.al English / 3 Korrik 2018

Another White Male Architect Drank Rama’s Cool-Aid

“An assignment given by the Albanian government, without any public procurement and through a completely untransparent process.”

Analizë e thelluar: si Ingels (BIG) dhe Maas (MVRDV) morën projekte pas takimeve personale me Ramën. Historiku 15-vjeçar i lidhjeve studio, politikan, projekt.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Exit.al English / 16 Prill 2018

Bjarke Ingels Group Hides behind Non-Disclosure Agreement with Tirana Municipality

“BIG has signed a non-disclosure agreement with the Municipality of Tirana. There was indeed a competition, held in complete secrecy and anything but public.”

BIG konfirmon marrëveshje moszbulimi me Bashkinë për Teatrin Kombëtar. Konkursi u mbajt pa asnje njoftim publik, me shkelje të Ligjit për Konsultim Publik dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Corriere di Rieti (Italisht) / Qershor 2025

Presentato a Tirana il libro sul Bosco Verticale con Rama e l’architetto Boeri

“Non conosco nessun’altra citta che abbia saputo nel giro di 10-15 anni fare quello che normalmente una citta fa in 50 anni. Si deve tantissimo a un primo ministro visionario.” – Stefano Boeri

E njëjta studio që hartoi Masterplanin e Tiranës 2016 fitoi edhe Pyllin Vertikal, kullë rezidenciale private. Konflikt interesi direkt. Aktiviteti i prezantimit u mbajt brenda kryeministrisë, ku Boeri lavdëroi Ramën si “vizionar.”

Lexo artikullin e plotë / corrieredirieti.it

Exit.al / Gusht 2016

Fasada e Bosios si hyrje për apartamentet luksoze të klientëve të Ramës

“Për të shmangur tenderimin publik të stadiumit, i cili është pronë publike, qeveria krijoi një kompani private. Kjo kompani ishte pastëaj e lirë të kontraktonte kedo që dëshironte, pa asnje procedurë apo detyrim publik.”

Mekanizmi ligjor i ekspozuar hap pas hapi: pronë publike, kompani private e krijuar enëas, Casamonti i emëruar si “arkitekti i preferuar i Kryeministrit”, asnje konsultim qytetar. Monument i kategorisë II u shkatërrua për hapësirë private.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Citizens.al / 22 Qershor 2026

Në “The Albanian Files” gjendet Shqipëria që po vizaton Edi Rama

Bolles+Wilson: “ftuar drejtpërdrejt nga Kryeministri, nuk ka fituar asnje konkurs në Shqipëri.” Studio spanjolle: procesi është “me vizion të qartë që vjen nga Kryeministri.” Kuehn Malvezzi: Rama “po kuron Shqipërinë si një ekspozitë artistike.”

Libri me 800 faqe i vetë studiove bëhet dokumenti më i plotë i vetëdëshmisë kolektive: 60 studio ndërkombëtare, 523 projekte, 41% pa porositës të deklaruar.

Lexo artikullin e plotë / citizens.al

Rilindja Demokratike / 3 Korrik 2018

77 arkitektë bashkohen kundër shembjes së Teatrit: Vendimi i paligjshëm dhe absurd

“Shprehim shqëtesimin tonë të thellë për shpërfillijen e mendimit të specialistëve dhe mosrespektimin e procedurave. Kërkojmë pezullimin e projekt-ligjit dhe hapjen e konkursit publik ndërkombëtar.”

Letër e hapur e 77 arkitektëve, urbanistëve dhe konstruktorëve drejtuar krerëve të shtetit në 2018. Precedent historik i drejtpërdrejtë për kolektivin tonë sot.

Lexo artikullin e plotë / rd.al

Lapsi.al / INA Media / 23 Korrik 2024

Dritë hijet e arkitektëve ndërkombëtarë të Ramës

“Arkitektët e huaj nuk preken fare për imazhin e vendit, plus pagesa është shumë e konsiderueshme. Ne jemi për ta modeli i Azerbajxhanit dhe vendeve të ngjashme në Azinë Qendrore.”

Hetim i INA Media: CEBRA (Danimarkë), Precht (Austri), Casamonti dhe të tjerë. Si fitohen projektet publike pa transparencë. Zëri i arkitektëve shqiptarë të lënë jashtë procesit.

Lexo artikullin e plotë / lapsi.al