Artikuj

Artikuj / Evidenca

Mekanizmi i anashkalimit

Burimet e mëposhtme dokumentojnë, me fjalët e vetë arkitektëve të huaj dhe me raportime gazetareske, si funksionon sistemi i komisionimit të projekteve në Shqipëri. Çdo rast përmban citim ose dokument primar mbi anashkalimin e konkurseve publike, të procedurave të prokurimit dhe të rolit të arkitektit shqiptar.


Exit.al / 3 Korrik 2018

Winy Maas zbulon planet e Ramës për kullën tjetër në qendër të Tiranës dhe hotelet në bregdet

“Edi më tha: dua të bëj diçka me historinë. Më tregoi zonën, në qendër, pranë sheshit të ri të ndërtuar nga belgët.”

Arkitekti holandez rrëfen publikisht, gjatë një leksioni para studentëve, se Rama i propozoi personalisht projektet pa asnjë konkurs të hapur. Kulla në qendër të Tiranës, resort në Palasë, hotel mbi kanionin e Gjipes.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Exit.al English / 3 Korrik 2018

Another White Male Architect Drank Rama’s Cool-Aid

“An assignment given by the Albanian government, without any public procurement and through a completely untransparent process.”

Analizë e thelluar: si Ingels (BIG) dhe Maas (MVRDV) morën projekte pas takimeve personale me Ramën. Historiku 15-vjeçar i lidhjeve studio, politikan, projekt.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Exit.al English / 16 Prill 2018

Bjarke Ingels Group Hides behind Non-Disclosure Agreement with Tirana Municipality

“BIG has signed a non-disclosure agreement with the Municipality of Tirana. There was indeed a competition, held in complete secrecy and anything but public.”

BIG konfirmon marrëveshje moszbulimi me Bashkinë për Teatrin Kombëtar. Konkursi u mbajt pa asnjë njoftim publik, me shkelje të Ligjit për Konsultim Publik dhe të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Corriere di Rieti (Italisht) / Qershor 2025

Presentato a Tirana il libro sul Bosco Verticale con Rama e l’architetto Boeri

“Non conosco nessun’altra citta che abbia saputo nel giro di 10-15 anni fare quello che normalmente una citta fa in 50 anni. Si deve tantissimo a un primo ministro visionario.” – Stefano Boeri

E njëjta studio që hartoi Masterplanin e Tiranës 2016 fitoi edhe Pyllin Vertikal, kullë rezidenciale private. Konflikt interesi direkt. Aktiviteti i prezantimit u mbajt brenda kryeministrisë, ku Boeri lavdëroi Ramën si “vizionar.”

Lexo artikullin e plotë / corrieredirieti.it

Exit.al / Gusht 2016

Fasada e Bosios si hyrje për apartamentet luksoze të klientëve të Ramës

“Për të shmangur tenderimin publik të stadiumit, i cili është pronë publike, qeveria krijoi një kompani private. Kjo kompani ishte pastaj e lirë të kontraktonte këdo që dëshironte, pa asnjë procedurë apo detyrim publik.”

Mekanizmi ligjor i ekspozuar hap pas hapi: pronë publike, kompani private e krijuar enkas, Casamonti i emëruar si “arkitekti i preferuar i Kryeministrit”, asnje konsultim qytetar. Monument i kategorisë II u shkatërrua për hapësirë private.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Exit.al / Shkurt 2017

Veliera, projekti klientelist që shkatërron trashëgiminë e Durrësit

“Projekti filloi përpara miratimit të Planit të Përgjithshëm Vendor nga Këshilli Bashkiak. Një grup i ngushtë miqsh të Kryeministrit kanë përfituar të drejtën për të realizuar pjesën më të madhe të ndërhyrjeve infrastrukturore në vend.”

Velja gjigante e betonit prej 200 m² u projektua nga studio italiane Archea Associati e Marco Casamonti, i njëjti arkitekt i Arenës Kombëtare. Tenderi iu dha kompanive Everest dhe Fusha, kjo e fundit fituese edhe e Sheshit Skënderbej. Projekti ndërhyn në zonën e mbrojtur arkeologjike (VKM nr.237/2011) ku lejohen vetëm ndërtime të lehta deri 3 metra.

Lexo artikullin e plotë / exit.al

Citizens.al / 7 Janar 2026

As Veliera, as tenderët publikë, s’e shpëtuan Durrësin nga përmbytjet

“Kostoja fillestare ishte 4.7 milionë euro, por arriti në 8.5 milionë euro sipas konfirmimit të Bashkisë Durrës. Pas gati 10 vitesh nga punimet, nuk ka pasur kurrë një ceremoni përurimi.”

Pas 13 seancash gjyqësore, Gjykata Administrative pezulloi çështjen dhe Gjykata e Apelit e mbylli atë në shkurt 2019, duke i hapur rrugën përfundimit të projektit pavarësisht kundërshtimit nga qytetarë, aktivistë dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore.

Lexo artikullin e plotë / citizens.al

Citizens.al / 22 Qershor 2026

Në “The Albanian Files” gjendet Shqipëria që po vizaton Edi Rama

Bolles+Wilson: “ftuar drejtpërdrejt nga Kryeministri, nuk ka fituar asnje konkurs në Shqipëri.” Studio spanjolle: procesi është “me vizion të qartë që vjen nga Kryeministri.” Kuehn Malvezzi: Rama “po kuron Shqipërinë si një ekspozitë artistike.”

Libri me 800 faqe i vetë studiove bëhet dokumenti më i plotë i vetëdëshmisë kolektive: 60 studio ndërkombëtare, 523 projekte, 41% pa porositës të deklaruar.

Lexo artikullin e plotë / citizens.al

Rilindja Demokratike / 3 Korrik 2018

77 arkitektë bashkohen kundër shembjes së Teatrit: Vendimi i paligjshëm dhe absurd

“Shprehim shqetësimin tonë të thellë për shpërfilljen e mendimit të specialistëve dhe mosrespektimin e procedurave. Kërkojmë pezullimin e projekt-ligjit dhe hapjen e konkursit publik ndërkombëtar.”

Letër e hapur e 77 arkitektëve, urbanistëve dhe konstruktorëve drejtuar krerëve të shtetit në 2018. Precedent historik i drejtpërdrejtë për kolektivin tonë sot.

Lexo artikullin e plotë / rd.al

Lapsi.al / INA Media / 23 Korrik 2024

Dritë hijet e arkitektëve ndërkombëtarë të Ramës

“Arkitektët e huaj nuk preken fare për imazhin e vendit, plus pagesa është shumë e konsiderueshme. Ne jemi për ta modeli i Azerbajxhanit dhe vendeve të ngjashme në Azinë Qendrore.”

Hetim i INA Media: CEBRA (Danimarkë), Precht (Austri), Casamonti dhe të tjerë. Si fitohen projektet publike pa transparencë. Zëri i arkitektëve shqiptarë të lënë jashtë procesit.

Lexo artikullin e plotë / lapsi.al